Nga e mirënjohura Dalinë Arifi

Malli e pritja

Nurin tënd kish marr ajo beretë
Ngjyrën e syve të tu kishte
E dalloja edhe po të ishin mijra vet
bereta blu s’kish shans të më humbiste.

Malli e pritja vdiçën të gozhduar në harresë

Nurin tënd kish marr nata,
ditët që shkuan e vijn larg teje
Aromën e trupit tënd kish marr xhaketa që rrin varur në një skutë t’dhomës.
E shoh, i marrë erë sikur të prek ty
Ah, malli hije e rënd qenka!

Dalinë