Nga poetja dhe gazetarja e shquar Dalinë Arifi

Sot pak une, neser pak ti

Ne nuk u ndamë menjëherë,
Ne u ndamë pak e nga pak,
Si këto valë deti. Sot u deshëm,
Nesër mbyllëm sytë para dashurisë.
Sot heshta unë, dje ti nuk the gjë.
Ne nuk u ndamë menjëherë,
U bëmë copë-copë,
U grimë në heshtjen tonë.

Prapë sot, prapë nesër qetësia na mbulon,
Sikur dy të vdekur nuk thamë gjë.
Nuk u ndamë përnjëherë,
Pak e nga pak e vramë dashurinë tonë,
Me ikje, me ndjenja e me dashni.
Sot pak unë, nesër pak ti,
Pasnesër më nuk u deshëm.
Pas vitesh u bëmë të huaj.
Dalinë🧚🏻‍♀️