Nga poetja atdhetare Kumrie Shala -BOLL MO

BOLL MO!

Duhet të shqetësohemi për situatën aktuale në vend. Populli i Dardanë ka vuajtur ndër shekuj, e nuk e di pse nuk e vrisni mendjen ju, deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Mjaft më me lojëra, mos luani me fatin e popullit tonë!
Vëjani gishtin kokës! Kosova ka nevojë për një qeverisje të mirë.
Pozitë e opozitë, njëherë e mirë le ta kuptojnë se nuk duhet ta mbajnë vendin në bllokadë për tekat, inatet dhe interesat partiake, por të ndërmarrin hapa të përgjegjshëm për formimin e një qeverie të rregullt dhe legjitime.
Nuk është në interes të askujt që vendi të shkojë vazhdimisht në zgjedhje, sepse rëndohet buxheti i shtetit, lodhet sovrani dhe humbet besimi i qytetarëve. Me këtë sjellje po tregoni papjekuri dhe mungesë përgjegjësie politike ndaj votuesve. Si dhe po ia realizoni deshiren hasmit qe e kemi ne prag te shtëpisë. I cili është duke u lutur që të na futë përqarje në mes vedi besa edhe më vëllezërit nga Shqiperia.
Politikanët tanë duhet të kenë respekt dhe dhembshuri për sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe për formimin e shtetit të Kosovës. Sot, në demokraci, nuk duhet të luhet me dinjitetin e popullit dhe me të ardhmen e shtetit.
Mjerisht, po e mbani vendin në një bllokadë politike që po i kushton shumë Dardanisë, së interesat partiake po vendosen mbi interesin e përgjithshëm të shtetit të Kosovës.
Duhet t’ju vijë turp që jeni zgjedhur nga populli, ndërsa nuk po e përmbushni përgjegjësinë që keni marrë. Qytetarët nuk ju kanë votuar vetëm për poste, por që shteti të ketë stabilitet, siguri, rend, respektim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme më të mirë për rininë tonë.
Nuk e di pse nuk e shihni se Kosova po zbrazet çdo ditë e më shumë nga të rinjtë, do të mbesin kryesisht pleqtë dhe të moshuarit. E ju vazhdoni të përplaseni për interesa politike, sikur postet të ishin të përjetshme.
Mjaft më me inate dhe bllokada politike! Respektoni votën e qytetarëve dhe përgjegjësinë që keni marrë ndaj këtij vendi.
Boll mo!
DARDANIA është mbi të gjitha.

Dt/05.8.2026
Nga: Kumrie Avdyl Shala