Nga Bruna Gosa -Mendoj
Bruna Gosa
Mendoj
Vetë bjeshka me shkëmbin,
Shihen në sy përballë,
Dhe e ndalin këngën zogjtë,
Fluturojnë vërdallë.
Përgjojnë pamjen e artë,
Kur perëndimi i lanë,
Dhe sytë e tyre sikur yje,
Ndriçojnë porsi zjarr.
Ja, urë lidhëse,
Mendoj poezinë,
Përzihem vrullisht,
Mes fjalëve humbas.
Ç’më prek trurin n’maja!
Ç’më gjeti në zemër?
Shpirti s’më lë rehat,
Të frymoj bukur t’mendoj.

