Spekulim nga e mirënjohura Brixhilda Dede
SPEKULIM
Faqesh pa emërtime, derdhet mllef e vrer
me interpretime hamendësimi.
Aty ku gjykimi humbet
dhe e padrejta pronësi vetëmer.
Mbushur deri grykë fatkeqët,
pas bubullimash, presin të shkarkojë rrufe.
Padashur plagosin veten,
lënë kuajt pa fre.
E vërteta e pashprehur transformohet,
projeksioni krye ngre,
Ndërgjegjes së errët
që në hije hipotezash fle.
Brixhilda Dede

