Çlirimtari Nik Hiseni uron të birin ushtarak eminent Dedë Hisenin

Sot mbush 40 vjet, biri im, por për herë të parë nuk të kam pranë për ta festuar këtë ditë kaq të veçantë. Këtë ditëlindje po e feston larg nesh, në Angli, duke ndjekur rrugën tënde në shkollën ushtarake. Nëse them që nuk na mungon, gënjej, sepse çdo ditë, si çdo prind zgjohem dhe flej me mendjen tek ti dhe Lali!
Jam pafund krenarë për ty, për guximin, përkushtimin dhe rrugën që ke zgjedhur. Uroj që Zoti të të ruajë në çdo hap, të të japë shëndet, forcë dhe suksese në çdo sfidë të jetës.
Gëzuar 40-vjetorin, biri im, Deda im! Edhe pse sot kilometrat na ndajnë, dashuria ime për ty nuk njeh largësi. Të pres me mall e krahë hapur, sepse vendi yt është gjithmonë pranë nesh.
Gëzuar!