Një prozë me vlera nga znj.Elvira Zeneli
Gomari me lëkurë luani
Një gomar gjeti një lëkurë luani, e hodhi mbi trupin e tij dhe mori rrugën e fshatit. Të gjithë që e shikonin, njerëz dhe kafshë iknin të tmerruar. Gomari u ndje krenar për veten e tij. Kur ishte nē kulmin e dehjes, nga gëzimi, filloi të pēlliste. Sapo dëgjuan pëllitjet, njerëz dhe kafshë bashkë, dolēn përsēri në udhë dhe kurrizi i gomarit u bë më i butë se barku.
Morali: kurrë mos e tradhëto veten tënde.
Nga punët e mia të profesionit
Të kesh marrëdhënie me njerëz që vazhdimisht minojnë sigurinë tonë shpesh ndodh me njerëzit e ndjeshëm. Ndjeshmëria është një formë ndjenje e theksuar që i bën të pambrojtur ata që e posedojnë atë.
Zot i vetvetes’ a nuk është kjo një shprehje qesharake? Mbasi ai që është zot i vetvetes është në të njejtën kohë, apo jo.. edhe skllav i vetvetes, dhe ai që është skllav i vetvetes është në të njëjtën kohë edhe zot i vetvetes, mbasi të gjitha këto atribute, në të gjitha rastet, i mvishen përherë të njëjtit njeri.
Nuk ka dyshim. Por, mua më duket se kuptimi i kësaj shprehjeje na meson se ne shpirtin e njeriut ka dy pjesë, njëra që është e mirë e tjetra më pak e mirë. Kur pjesa që natyrisht është më e mirë mban nën sundimin e saj pjesën që është më pak e mirë, kjo shprehet me fjalët “të jesh zot i vetvetes” dhe kjo ështe një lëvdate. Kur përkundrazi, për shkak të një edukimi të keq apo të disa rrethanave te krijuara nga shoqërime të ndryshme, pjesa më e mirë, duke e ndjerë se është më e dobët, mposhtet nga forcat e se keqes, atëherê për një njeri që është në të tillë gjendje thuhet, dhe ky është nje qortim dhe nje vërejtje e rende “Se ai është skllav i vetvetes dhe një njeri i papërmbajtur…”
Tani, kthe sytë e shih vetveten: ti do të vëresh të realizuar tek ty një nga rastet e mësipeme: ti do të pranosh në të vërtetë se ke të drejtë të quhesh “zot i vetvetes’ mbasi ai tek i cili pjesa më e mire urdhëron pjesën e keqe meriton të quhet i vetpërmbajtur dhe zot i vetvetes. Kjo nuk do të thote ama që këtu nuk haset nje numër i madh pasionesh, qejfesh dhe vuajtjesh të çdo lloji. Shumë lehtë mundet që pasionet e një turme të mbytur nga pasionet të dominohen nga pasionet dhe mencuria e një pakice të virtytshme.
Por dëshirat e thjeshta dhe të përkora, të cilat, duke iu bindur arsyes, drejtohen nga mencuria dhe nga mendimi i drejtë, ti nuk ke për ti gjetur veçse te njê numër i vogël njerëzish, ata të cilët cilësitë e natyrshme më të bukura bashkohen në qëllim të bukur.
Evetmja gjë që duhet të mësojmë është se nuk jeni ju që gaboni, bota në të cilën jetoni është e gabuar. Dhe, sapo ta kuptoni, do të ndiheni të lirë.