Bardhësitë e Atdheut vepër monumentale e luftëtarit dhe publicistit Afrim Mustafa

Kam shkruar vite me parë një recension për Enciklopedinë Bardhesitë e Atdheut me autor të nderuarin ish luftëtarin e orëve të para të UÇK -së publicistin ,Afrim Mustafa i cili në flakë barotit në luftë raportoi për heroizmat tona po dhe barbarinë serbe.

Shtetit tonë duhet ti vijë turp që nuk mbështet çlirimtaret intelektual dhe veprat e tyre madhore ku flitet për dëshmoret martiret dhe veprimtarët e gjeografisë mbarëkombëtare .

Përkunder të gjithave z.Afrim Mustafa nuk po ndalet në radio , tv portale gazeta duke afirmuar luftën e drejtë të popullit tonë liridashes .

Intelektual i matur modest lokomotivë e pandalshme e çeshtjes kombëtare me vepren e tij monumentale me mbi 28 mijë fakte po na zdritë fytyren në botë .

Të nderosh dalëzotesit e atdheut nuk ka gjë më të çmuar , jam vet autor i mijëra publikimeve shkrimeve dhe e inkurajoj bashkëluftëtarin tim Afrimin të vazhdoj tutje në këtë mision fisnikë për bardhesit e atdheut Shqipërisë natyrale .

Vlerat duhet t’i përkrahim me terë qënien tonë .

Bardhesit e Atdheut do jetoi sa malet e Shqipërisë .

Erald Selca -ish luftëtar i celulave të para të UÇK ‘së dhe Opinionist

Leave a Reply