Bekim Jupa bashkëpunëtori i Presidentit Thaçi me shkrim emocionues për gjigantin botëror

Mbi 22 vite më parë e nisa rrugën time politike dhe institucionale krah teje, dhe sinqerisht ndihem me fat që pata mundësinë të hedh hapat e parë pranë teje – pranë një figure që ka lënë gjurmë në historinë e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sot, me respekt dhe durim, presim kthimin tënd për ta vazhduar rrugën aty ku e lamë. Sepse, për fat të keq, Kosova jonë e dashur në shumë drejtime ka mbetur në vendnumëro, e në disa raste edhe ka bërë hapa prapa, si shtet dhe si shoqëri.

Por besimi ynë mbetet i fortë. Besojmë se do të vijë dita kur bashkë do ta çojmë përpara vendin, me të njëjtin përkushtim dhe dashni si dikur.

HashimThaçi ❤️