Nga e shquara Mimi Pane

Frikë…
më shumë se dikur,
koha të tremb…
ajo vetëm ikën,
dhe nuk kthehet kurrë.

Të mbyll shumë shtigje,
s’ka më kthim…
hapat mbeten pezull,
mes kujtimesh pa drejtim.

Kur e mendon,
sa gjëra janë bërë gabim,
fjalë të pathëna,
heshtje pa shpjegim…

Dhe ndjen si peshojnë
mbi shpirtin tënd,
si një barrë e vjetër
që s’gjen më vend.

Kur mbyllet një jetë,
kur ajo ishte zgjim,
kur drita shuhet ngadalë
pa lënë asnjë kthim…

Veç koha vazhdon,
e ftohtë, pa mëshirë,
duke marrë me vete
çdo ëndërr të mirë.

Dhe mbetesh ti,
mes asaj që ishte dhe s’është më,
duke kërkuar veten
në një të shkuar që s’vjen më…