Nga poetja Brixhilda Dede

SOT VITET PO MË RËNDOJNË

Sot mërgimi po më rëndon,
si një zhgënjim që nuk gjen prehje.
Kaluan stinë, fytyra, vite,
brenda meje e njëjta ndjenjë mbeti.

Sonte dua të bisedoj me heshtjen.
vetëm ajo mi njeh rrugët e shpirtit.
Të dëgjoj hapa kujtimesh,
mallin që koha s’ mundi të shkundi.

Heshtja, ..nuk më gjykon, nuk më pyet,
nuk më lëndon.
më ri pranë si mike ,
pa folur, brengën më kupton.

Ndërsa nata ,
shtrihet mbi mendimet e mija të vjetra,
Rikthehem tek vetja,
dëgjuar zërin e heshtur të zemrës.

Brixhilda Dede