Nga e nderuara Ganimete Jakupi
TATUAZHI NË GJYSMË
Në krah i mbeti gjysma e zemrës, tatuazh i paharruar
Te vajza rri një copëz drite, te djali mall i zgjuar
U ndanë nga fati i lig, me shpirt të përvëluar
Po presin ditën të bashkohen, siç janë betuar
Çdo natë i luten Zotit për një ribashkim
Në heshtje ruajnë premtimin, si dritë e si bekim
Zemrat e tyre rrahin ende me mall pambarim,
Duke pritur që t’u buzëqeshë përsëri një agim
Tatuazhet flasin heshtur, zemra s’resht së shpresuari
Se dashuria e tyre prapë një ditë do të lulëzojë
As koha, as largësia nuk mund ta copëtojë
Premtimi që dhanë dikur, përjetë do t’i bashkojë
Djali dhe vajza ruajnë me nostalgji tatuazhet e tyre
Nga gjysmë zemre në secilin kraharor
Presin të bëhen një zemër e plotë, si në atë rini
Se mbeti tatuazhi i dashurisë, përjetë në pavdekësi
Më 21.06.2026
©️Ganimete Jakupi, Zvicër.

