Ringjallja nga e mirënjohura Bruna Gosa

Bruna Gosa

Ringjallja

Ujitesh tokë me mëkatin e jetës!
Siç riformohet gjithësia
Formë e përsosur, sikur të ishte vetja,
Paradoks i dëshirës jetësore.

Kornizar të korrektësisë,
Imponim të shoqërisë,
Lojëcak i lojërave të pushtetit,
Poezi, thjeshtësi, maturi.

Mistere e të papritura,
Dëshira për të pakapshmen,
Sikur zjarri në ajër,
Me flakë erotike.

Pasioni mes përditshmërisë,
Barra e këtij shqetësimi,
Dëshirë në të ardhmen,
Edhe në darkën e fundme.