Një perlë për Shen Valentin nga shkrimtarja e madhe -Eva Tafa

14 shkurt 2021🐞🐞
Çfare je ti për mua,- me pyete sapo dita zbardhi duke më puth sa fryma desh më lëshoi:
Mallkim apo bekim?
Une jam një femër vdekjeprurëse
Unë jam Alteri,
Ylli i bardhë që shihet netëve të verës
Unë jam ndjenja e dashurië tënde
Unë jam shpirti yt që merr frymë prej shpirtit tim
Une jam baza që të bën te ndihesh komandant!
A janë për tu shkelur gjërat e ndaluara Eva ime?
Ti je sekreti im që e kam mes dy buzëve
Që ndonjëherë me vjen të ulëras dhe ta them me zë të lartë mbi re e mbi mal me borë ..
Unê jam cukla e dashnisë së përjetshme…
Zambaku i bardhë i aromës që mban me vete…
Beteja e fitores së zemrës tënde!
A janë për tu shkelur gjërat e ndauara Adami im?
Të pashë në ëndërr
U zgjova me ëndrrën për ty
Emrin tënd e kam hajmali në qafë
Bashkë me kryqin dhe rruzaren e Davidit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *