Fronti Popullor uron festat e Nëntorit

FRONTI POPULLOR I FERIZAJIT – ENVER HOXHA URON 28 DHE 29 NËNTORIN!

Me rastin e festave të mëdha të 28 dhe 29 Nëntorit, Fronti Popullor i Ferizajt – Enver Hoxha, me kryetar Agim Xhigoli, sekretar Erald Selca, strukturat dhe gjithë anëtarësinë, përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

28 Nëntori është datë e shenjtë e historisë sonë kombëtare. Është dita e flamurit, dita e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, simbolit të qëndresës dhe bashkimit kombëtar, si dhe dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali, me mbështetjen e patriotëve të mëdhenj, ndër ta edhe Isa Boletini.

Kjo histori e lavdishme vazhdoi ndër breza. Nga qëndresa e Skënderbeut, te përpjekjet e Rilindësve, te lufta për çlirim dhe bashkim kombëtar. Kujtojmë me respekt edhe figurën e Enver Hoxhës dhe rolin e tij në historinë e Shqipërisë, duke mos harruar sakrificat e brezave që kontribuuan në rrugëtimin historik të kombit tonë.

29 Nëntori na rikthen te kujtesa e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe sakrifica e atyre që luftuan kundër fashizmit. Ndërsa UÇK-ja mbetet pjesë e rëndësishme e historisë sonë të vonshme, simbol i luftës për lirinë e Kosovës dhe i sakrificës së bijve e bijave më të mirë të këtij vendi.

Ne besojmë se historia duhet të kujtohet, të studiohet dhe të përcillet te brezat e rinj, sepse një popull që njeh rrënjët e veta e ndërton më të sigurt të ardhmen.

Gëzuar 28 dhe 29 Nëntorin!

Lavdi të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë, dinjitetin dhe përparimin e popullit shqiptar!

Me respekt,

Fronti Popullor i Ferizajt – Enver Hoxha

Kryetar: Agim Xhigoli
Sekretar: Erald Selca
Strukturat dhe anëtarësia