Vështrim aktualiteti nga i mirënjohuri Gjeneral Nasim Haradinaj

Jam shumë i pikëlluar që edhe dy dekada pas çlirimit partitë tona politike e përçajnë më shumë popullin se sa armiku i përbetuar i shqiptarëve Serbia.

Është për të vajtuar që populli shqiptar dy dekada pas luftës nuk është në gjendje ta dallojë armikun prej mikut.

Dikujt si duket po i konvenon që në popull te krijohet përshtypja se armiku më i madh i shqiptarit është shqiptari.

Ka diçka të vërtetë edhe në këtë konstatim, mirëpo dorën në zemër realiteti e ka dëshmuar që kur kjo mendësi mbillet dhe përhapet në popull, atëherë tradhtia kolektive ndaj interesave nacionale është vetëm çështje kohe.

Jam shumë dakord që të luftohet krimi i organizuar, korrupsioni, abuzimi me buxhetin, tenderet, privatizimin e kështu me radhë, por çdo gjë në kohën e duhur dhe sipas një logjikë të arsyeshme shtet ndërtuese si në politikën e brendshme, ashtu edhe në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë.

Fakti që këto dukuri nuk janë luftuar deri me tani ndërlidhet me mungesën e vullnetit politik në të gjitha subjektet politike, prandaj nuk mund të fajësohet vetëm Pdk.

Fajin e bartin të gjitha Partitë pushtetmbajtëse politike pa përjashtim prej vitit 1999 e deri në ditën e sotme.

Mirëpo me votat e kujt kanë ardhur këto parti në pushtet?

Natyrisht me votat e popullit.

Atëherë si mund të ndryshon politika zyrtare për të mirë?

Natyrisht vetëm kur ndryshon populli për të mirë.

Ku fillon ndryshimi?

Natyrisht në kokat dhe zemrat e njerëzve, prandaj ata individë që e drejtojnë gishtin e moralit në drejtim të tjetrit pa e pyetur vetveten se cili është kontributi i tyre për ta parandaluar sjelljen e tillë të politikanëve në pushtet nuk janë asgjë tjetër, përpos hipokritë.

Shqiptarët vija të kuqe duhet të kenë vetëm me çetnikët, por asesi me njëri tjetrin.

Është koha që të bëhemi bashkë, përndryshe do të na detyron realiteti dhe pastaj jo vetëm që mund të bëhet vonë, por edhe nuk na ndihmon asnjë kukuamë dhe ofshamë, sepse koha nuk kthehet prapa dhe politika ndërkombëtare kur ta kthen shpinën i ka rregullat e saj të egra që nuk kanë mëshirë ndaj drejtësisë dhe barazisë së njerëzve dhe popujve.

Të dashur bashkatdhetar:

Sot fatkeqësisht nuk e kemi luksozin për t’ia hequr kokat dhe nxjerrë sytë njëri tjetrit.

Sepse sot Serbia sërish është shndërruar në përbindëshe të shqiptarëve me lejen e heshtur të Bashkësisë Ndërkombëtare.

Prandaj Albin Kurti i cili jo pa meritë dhe arsye është shpresë e shqiptarëve sot duhet të ulet me Kadri Veselin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limen në një tavolinë para se ta bëjnë këtë Isa Mustafa dhe Agim Veliu.

Sepse çdo individ që beson se Isa Mustafa dhe Agim Veliu janë më të mirë se Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Lima ose është i krisur, ose nuk e kupton që Ldk është Partia që e ka mbjellur e para përçarjen ndërmjet shqiptarëve dhe krimin e organizuar e korrupsionin.

Kur ka ndodhur kjo?

1.Kur Ldk e ka menaxhuar robërinë ashtu siç i ka konvenuar Serbisë.

2.Kur i ka bojkotuar demonstratat studentore.

  1. Kur ka mbajtur zgjedhje parlamentare pas tragjedisë në familjen Jashari dhe në kohën kur po kallej flakë çdo cep i Kosovës.
  2. Kur e ka sabotuar luftën.
  3. Kur ka lobuar në arenën ndërkombëtare kundër UÇK-së të cilën e ka quajtur organizatë terroriste, gjë që e pranon madje edhe vet Sali Berisha.
  4. Kur e ka plaçkitur fondin 3%.
  5. Kur më paratë e fondit 3% i ka financuar zgjedhjet e para parlamentare të pasluftës.
  6. Kur më ato para të popullit e ka themeluar Dardania Banken në vend të Republikës që ia ka premtuar popullit.
  7. Pas luftës kur disa zyrtarë të lartë të Ldk-së kanë lobuar ndërkombëtarisht kundër UÇK-së më shumë se sa politikanët shovinist serb, gjë që për epilog e ka pasur themelimin dhe futjen e Gjykatës Speciale në Kosovë.
  8. Ldk-në fatkeqësisht e ka fuqizuar keqqeverisja e partive të luftës, përndryshe moti do ta kishte marrë shpërblimin e merituar nga populli.
    Përveç kësaj e ka fuqizuar edhe një pjesë e anëtarësisë naive që beson në doktrinën e rrejshme rugoviste.
    Në emër të kësaj doktrine të rrejshme ia ka dhënë votën njerëzve që e kanë keqpërdoruar vetëm për vota. Votuesit e tyre si duket kanë harruar që Ldk është tri dekada në pushtet, që do të thotë një dekadë me shumë se sa Pdk, prandaj është hipokrizi e llojit të vet që e kanë amnistuar tërë kohën nga faji.

Mirëpo a është komplet anëtarësia e Ldk-së fajtore për tradhtinë dhe hajninë që ka ndodhur në këtë subjekt dhe nga ky subjekt dhe a ka edhe në këtë subjekt njerëz të ndershëm që e meritojnë respektin e popullit ?

Natyrisht që edhe në Ldk ka po aq shumë njerëz të ndershëm dhe moralshëm sa në të gjitha subjektet tjera politike, por ndikimi i tyre në organet vendimmarrëse është shumë i vogël.

Atëherë si mund të pastrohen subjektet politike nga hajnat dhe tradhtarët ?

Natyrisht kur populli i voton vetëm individët e ndershëm në listat zgjedhore.

Ajo që dua të them është se nëse duhet të përcaktohemi ndërmjet hajnave dhe tradhtarve sepse për momentin s’kemi alternativë tjetër, atëherë mendimi im është se më mire është që të provojmë t’i bindim disa hajna të fuqishëm që s’janë tradhtarë që të bëhen bashkë me njerëzit e ndershëm në politikë dhe popull, se sa që t’ua fusim frikën në palcë dhe t’i bëjmë bashkë kundër pastrimit të shtetit nga krimi dhe hajnia.

E tek pasi që ta mposhtim Serbinë në tavolinë t’iu falënderohen përzemërsisht që na kanë ndihmuar për ta kryer një punë të mbarë, pas punës së mbarë që e kanë kryer në luftë dhe natyrisht të kërkojmë prej tyre që të pendohen sinqerisht pse kanë vjedhur aq shumë dhe t’ia kthejnë vullnetarisht popullit një pjesë të madhe të pasurisë së paligjshme.

E nëse nuk e bëjnë këtë vullnetarisht, atëherë hajrin ia pafshin dënimit të merituar.

Besoj që edhe për ta më mirë është që të burgosen për hajni se sa për tradhti.

Mirëpo unë jam shumë i bindur që numri i tradhtarëve klasik në Partitë e luftës është shumëfish më i vogël se sa në Partitë që e kanë sabotuar luftën, apo pothuajse zero. Përkundrazi jam i bindur që hajnat klasik në partitë e luftës i ka bërë bashkë me hajnat tradhtarë në Partitë që e kanë sabotuar luftën vetëm frika nga llogaridhënia dhe hajnia e përbashkët.

Më besoni dhe këtë po ua them me sinqeritetin më të madh :

Hajnat tradhtarë nuk gjenden në partitë e luftës por diku tjetër. Në Partitë e luftës ka vetëm hajna klasik.

Prandaj nuk ka pastrim të skenës politike nga hajnat tradhtarë pa ndihmën e hajnave klasik.

Pa ndihmën e tyre nuk mund të pastrohen as partitë politike, as organet e sigurisë dhe as ato të drejtësisë dhe politikës së jashtme.

Leave a Reply