Reagim nga OVL UÇK Dukagjinit ndaj mediave

OVL UÇK DUKAGJIN, shpreh indinjatën e thellë ndaj shumicës së televizioneve nacionale të Kosovës, për shkak të mos mbulimit të aktiviteteve që janë zhvilluar sot, gjatë varrimit të Luftëtarit të orëve të para të UÇK-së z. QERIM KELMENDI.
Pavarësisht çasjes së vazhduar injoruese dhe armiqësore të shumicës së shtëpive televizive ndaj ngjarjeve që lidhen me luftëtarët, ato asnjëherë nuk mund ta zbehin rolin dhe rëndësinë që UÇK dhe luftëtarët e saj kishin në historinë e shtetit tonë, e në këtë rast as veprimtarinë e tanimë shokut tonë të ndjerë Qerim Kelmendi.
Është turp që këto institucione e quajnë veten “media”. Mbase dhe janë media, por janë shumë larg objektivizmit dhe profesionalizmit. Turp ju qoft të gjithëve këtë ngjarje kaç të madhe ku erdhën me mijëra qytetarë, deputetë e politikanë, familjarë dëshmorësh e heronjsh, bashkëluftetarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora, JU e mbuloni me 10 sekonda.
Tendencën e televizioneve private e kuptojmë por assesi atë të mediumit shtetëror që paguhet nga qytetarët.
Falënderojmë ndërkohë të gjitha mediat që me profesionizëm paraqesin ngjarjet siç ishte kjo e ditës së sotme.

Leave a Reply