Daut Kryemadhi kujton Myslim Pezën Legjendar

Neser, 1 maj 2020, eshte 121 vjetori i lindjes te komandantit legjendar te Cetes se Pezes, Heroit te Popullit, Myslim Peza.
Lindi ne nje familje me tradita te shquara atdhetare. U rrit dhe u brumos ne kete familje me dashurine per atdheun.
Qe ne moshen e re ka qene nje kundershtar i hapur dhe i vendosur i rregjimit antipopullor te Zogut. Per koken e Tij ishin vene mijera napolona ari per ta asgjesuar. Kjo ishte arsyeja qe rrinte ne arrati. I shpetoi per mrekulli qindra kurtheve qe iu ngriten nga rregjimi. Ai mbrohej nga populli per te cilin kish hedhur krahut pushken. I lodhur nga perndjekja dhe persekutimi i familjes dhe te afermve detyrohet te arratiset ne Jugosllavi, ne qytezen e Resnjes ( sot Maqedonia e Veriut ).
Pas 9 vjet arratie jasht shtetit, me pushtimin e vendit nga Italia fashiste, ne korrik 1939 kthehet ne vendlindje me mendimin dhe bindjen per te organizuar luften e armatosur kunder okupatorit.
Me 5 qershor 1940, ne fillim me pjestaret e familjes, te aferm e miq e shoke krijoi te paren Cete antifashiste ne Shqiperi dhe ne Europe. Ne fare pak kohe kjo Cete u zgjerua ne permasa te medha.
Me 18 shtator 1944, ne Peze u krijua Br22 S me partizane te Pezes ku tashme nga Cete ishte zgjeruar ne Grupin Partizan te Pezes, me 4 batalione. Me 9 tetor 1944, ne Arbana te Tiranes, krijohet Br3S dhe nje batalion i saj ishte nga Grupi Partizan i Pezes.
Myslim Peza gjithe jeten ia kushtoi vendit dhe popullit te tij, per te cilet luftoi me arme ne dore dhe nuk kurse asgje per Shqiperine e Pezen qe e lindi.
Pas clirimit te atdheut e deri sa Ai mbylli syte punoi dhe dha ndihmesen e Tij per ndertimin e vendit.Ai i qendroi besnik idealeve te luftes e te lirise, te ndertimit te vendit dhe Komandantit dhe udheheqesit legjendar Enver Hoxha.
Shoqata jone qe mban emrin e Heroit te Popullit Myslim Peza, ne zbatim te kerkesave te Statutit e Programit te saj, ne qender te vemendjes ka patur e ka mbajtjen lart te vlerave te LANC dhe te birit trim te Pezes Heroike, Myslim Peza. Kryesia e shoqates dhe kryesite e degeve ne te gjithe rrethet qe mbulon ne cdo pervjetor ka perkujtuar me buqeta me lule te fresketa prane varrit te Tij, ne Peze. Ne kushtet e sivjetme, nga situata e krijuar nga Covid -19 kjo eshte e pamundur.
Lavdi dhe i perjetshem Komandanti Legjendar i Cetes se Pezes dhe Heroi i Popullit, Myslim Peza !
Te paharruar perjete emri e vepra e Tij !

Leave a Reply