OVL UÇK PEJË NJOFTON PËR HOMAZHET ME 5 MAJ

Të nderuar familjarë të Dëshmorëve
Të nderuar bashkëluftetarë
Qytetarë të Pejës me rrethinë
Edhe këtë 5 MAJ – DITA E DËSHMORËVE TË KOMBIT, ne do të nderojmë më të dashurit tonë, Dëshmorët e Kombit, në ditën e tyre.
Por, jo siç do të dëshironim, për shkak të rrethanave të krijuara pas krizës pandemike.
Homazhet bëhen me sa vijon:

  • Në të gjitha varrezat e Dëshmorëve, në komunën e Pejës nga qytetarët që janë banorë të lokacionit ku janë varret e Dëshmorëve.
  • Homazhet te Obelisku i Dëshmorëve të Komunës së Pejes dhe Shtatorja e heroit Shkelzen Haradinaj në qendër të qytetit Pejë.
    . – Nuk ka orar të caktuar për homazhe, qytetarët të bëjnë homazhe sipas mundësive të daljes së tyre, në bazë të rregullave të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë.
  • Rregullat që ju lusim të i zbatoni gjatë homazheve janë: distanca 1.5 metra dhe vendosja e maskave mbrojtëse.
    Lavdi e përjetshme Heronjve, Dëshmorëve dhe Martirëve të Lirisë
    Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës
    Rroftë Kombi Shqiptar

Ju faleminderit për mirëkuptimin
Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së Pejë

Leave a Reply