Opinion nga mërgimtari Valon Selca
NË DITËN E DËSHMORËVE
Ushtari ynë, ngreje kokën, ti nuk ke vdek, edhe pse disa po të vrasin, por besa disa edhe po të ngjallin, por jo për ty, por për vete.
Ngritu he burrë e folna dy fjalë, se liria, nuk na erdhi dhuratë por me gjak e paguam.
Qohu e tregoju këtyre e atyre, se emri yt, nuk njolloset, se vepra jote nuk përdhoset.
Luftove për liri, por nuk mendove se ne do e robërojmë veten. Na ka robëru etja për pushtet e para. Humben idealet, mbetën gjallë veç matrialistat që edhe në gurët e varrit tënd, duan të përfitojnë.
Disa edhe atëherë kur ja nise edhe atëherë kur e betise, injorant të thanë. Ata donin që liria t’i pikoj nga qielli dhe pasiqë dielli doli në liri edhe atë u munduan ta mbulonin me shoshë, sepse ai ishte dielli që ndriçon si kristali, si shpirti yt që u flijua për liri.
E ju o shokët e mi, do thoshte ushtari ynë, që devijuat nga ideali i vlerave për liri, haram ju qoftë besimi im, por prapë ia boj hallall gjakun tim, tokës sime.
E sot, kur lulet e bari e kanë dekoruar varrin tim, akoma po ndjej rënkimet e nënave që po i gërryen malli për djemtë që akoma po ikin nga Kosova, akoma po e ndjej aromën e barutit që m’i kanë gërryer eshtrat e mi, e ju na harruat pa të voglën pendesë.
Nuk dua lule te varri, nuk keni arsye të më ngrisni përmendore, amanet keni vetëm të punoni e ta doni Kosovën prore.