Shkrim emocional nga Baca Bedri Islami për kolosin Safet Boletini

Ky djalë i ri që është në këtë foto quhej – quhet Safet Boletini. ishte njëri ndër stërnipërit e Isa Boletinit. Jetonte në Gjermani dhe , si e gjithë familja e tij, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Para se të nisej për në luftë erdhi të më takonte në shtëpinë ku banoja dhe pastaj, sëbashku me shokët e tjerë, në një autobuz, nisën udhëtimin. Diku afër Mynihut i ndaloi policia gjermane dhe u kerkoi dokumentat. Gjysma e tyre, të cilët nuk kishin status, e kishin të ndaluar të udhëtonin.
Shoku ynë që i shoqëronte, Nebi Bajraktari , më telefoni. Në kohën kur po zhvillohej debati miqësor mes policisë gjermane dhe shqiptarëve që ishin nisur për në luftë, mes të tjerëve, nderhyri edhe safeti, duke i thënë se ” keni mujt me na ndalua kur u futëm në këtë vend, por për me vdekë për Kosovën, jo ju, por askush nuk na ndalon”.

Në pikun e diskutimeve arriti shefi i policisë dhe kur mësoi se cili ishte qëllimi i udhëtimit, u tha ” rruga e mbarë ju qoftë ” dhe caktoi një patrullë që t’i përcillte deri në kufirin austriak.

Në ndarje u tha se ” të kishte shteti ynë djem si ju, do e kishte për nder”.

Atëherë bëra një shkrim për ngjarjen në “Zëri i Kosovës”.

Në çastin e ndarjes me shoqëruesit, pikërisht kur nga Shqipëria do të futeshin në Kosovë, Safeti ia dorëzon pasaportën e tij gjermane një shokut tonë, të organizuar, Malushit dhe i thotë që ” nëse vritem, pasaportën dergoje tek babai im, nëse Kosova është e lirë dhe e gëzoj lirinë, do të takohemi”.

Safeti u vra në luftë. Ishte komandanti i Njësiteve “Tigrat” dhe e kam ndjekur një fjalë të tij në 28 nëntor 1998, në pikun e luftës, ku betohet se nuk do të pushojë lufta e tij deri në bashkimin kombëtar.

U vra si burrat!

Pas luftës, sëbashku me Rifat Jasharin, Malushin dhe Abdyl Himën shkuam tek babai i tij dhe ia dorëzuam pasaportën, si amanet të fundit.

“Nuk më vjen keq për djalë, tha, lufta i ka këto, por kam frikë se mos mbetet në rrugë amaneti i tij. Baca Rifat, i tha Rifat Jasharit, e nisa djalin në luftë nën shembullin e vllezërve, babës dhe fisit tuaj, të mos na bahet gjaku ujë”.

Pastaj u kthye nga unë e më tha se , edhe duke dëgjuar fjalët tuaja e nisa djalin, veç rrini fjalëve”.

Shkuan kaq vite. Nuk e harroj atë ditë kur prindërit e tij e përkdhelnin pasaportn e të birit dhe ishin trazuar për amanetin dhe ëndrrën që kishte pasur i biri!

U nisën për një Ëndërr të madhe!

U REALIZOFTË ËNDRRA E TYRE!

Leave a Reply