Opinion sportiv nga Fadil Robelli

Se qytetarët e Ballkanit trajtohen nga Evropa si të kategoris së dytë e të diskriminuar u dëshmua edhe një herë gjatë hudhjës së shortit për kualifikime në garat evropjane në futboll(Uroj të jetë vetëm paragjykim imë)

Nuk e di ishte rastësi,fat apo taksirat që të gjitha ekipet nga Ballkani ndeshjet ti luajn si musafirë!

Ky fat,taksirat nuk duhet kaluar në heshtje pa u përmendur sepse ka kosto kogja të kushtueshme financiare,psikologjike,fizike në veçanti për ekipet nga Kosova(Nuk e di kush i mbulon kostot financiare të udhëtimit,qëndrimit,kthimit mbrapa të ekipeve tona)por e dij që kostoja psikologjike,fizike dëmton ekipet tona dhe favorizon ekipet mikëpritëse tu mos e lanë anash edhe favoret e fushës që ka mikëpritësi!

Humbja e kohës me testet e Covid 19
Humbja e kohës me dokumentacion e viza!
Humbja e kohës me akomodim etj etj janë padyshim hargjim kohe,potenciali,energjie nga ekipet tona e favore për ekipet vendase!

Dhe jo vetëm kaq,mbramë vonë disa portale e media lokale në Zvicërr u tallën me futbollistët e Dritës duke i akuzuar se sollën virusin në Zvicërr,kogja më erdhi inati!

FC Drita,SC Gjilani dhe FC Prishtina përfaqëspjn një shtetë e popull të vogël,bujar,e të lashtë i cili mbahet i mbyllur padretësish e që ka çka i jep Evropës sidomos në aspektin sportiv,kulturor..!!!

Leave a Reply