Erald Selca-Jashar Salihu një nga figurat më të lavdishme të historisë sonë kombëtare

20 Vite pa të Gjigantin e UÇK-së dhe Kombit shqiptar Gjeneral Jashar Salihun

Po ikin vitet një nga një por malli dashuria admirimi veç vije duke u rritur pafundësisht për Gjigantin Kombëtar intelektualin pedagogun profesorin kuadrin eminent drejtuesin eminent të LPK UÇK -së të madhin të pavdekshmin tribunin popullor Gjeneralin diplomatin njeriun e punëve të mëdha Jashar Salihun

Kombi jonë ndihet i bekuar ,që pati një lindje shekujve si baca Jashar i cili me të madhin Hajdar Salihu familjen e tij ishin çerdhe e shqiptarizmes dhe janë të tillë sinonim i dashurisë njerezore atdhetare dhe armiq të përbetuar të ish Jugosllavisë fashiste

Kontributi madhështor i Gjeneralit eminent Jashar Salihu për kombin nuk mundet dot të përshkruhet me shkrime , libra dokumentar televizivë etj sepse ai ishte truri strumbullari i levizjes dhe luftes politiko ushtarake .

Ky Gjigant i Kombit tonë nuk kurseu asgjë nga vetja dhe familja për lirinë çlirimin dhe bashkimin kombëtar .

I zoti në cdo fushë me pendë dhe pushkë me diplomaci e me vlera la mbresa te medha dhe te komuniteti ndërkombëtar aleatet dhe gazetaret e huaj .

Baca Jashar Salihu është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë në të gjitha periudhat historike , duhet ngritet lapidar në Gjakovë Drenicë Prishtinë Tiranë Gjirokaster kudo këtij burrështetasi që me shumë e deshi kombin se çdo gjë tjetër .

Ky lider i madh i UÇK -së , rron në zemrat atdhetare sa të rron atdheu ynë Shqipëria

Baca Jashar ti je një nga simbolet më të lavdishme të UÇK -së dhe mbarë kombit je modeli i së mirës ??✊

Ti je i pavdekshëm me shokët tuaj dëshmor

Erald Selca

Leave a Reply