Valon Murati dhe LB urojn Edi Ramen

Zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë shkuan mirë. Besoj se do të jetë një plus për demokracinë shqiptare dhe një plus në proceset integruese evropiane të saj. Fituesi, PS është i qartë dhe mandati i tretë të kryeministrit Rama të shpresojmë të jetë një mandat i suksesshëm jo vetëm për të dhe PS-në por mbi të gjitha për Shqipërinë. Në anën tjetër opozita kryesore, PD, u konsolidua dhe i ka të gjitha gjasat të bëjë luftën politike në dobi të vendit. Të shpresojmë që fryma destruktive politike që e ka karakterizuar tranzicionin në Shqipëri të shndërrohet në një frymë debati e beteje politike konstruktive në dobi të vendit. Ka ardhur momenti që demokracia shqiptare ta bëjë hopin cilësor. Fituesin ta urojmë, e humbësit t’i dëshirojmë konsolidimin për të mirën e vendit.

Leave a Reply