Sami Lushtaku kujton Tahir Mehajn me familje

Tahir Meha nuk u dorëzua kurrë, as para përndjekjes e as para plumbave të regjimit serbo-jugosllav, që kulmoi me luftën deri në flijim të 13 Majit 1981 në Prekaz.

Bashkë me babë Nebihun, me pushkë në dorë dhe zemër të madhe shqiptari, ai mbrojti nderin e kombit dhe u përjetësua si simbol i luftës për liri dhe frymëzim për gjithë grupin tonë të mëvonshëm, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari.

Lavdi e përjetshme Nebih e Tahir Mehës!
SL