Haradinaj kujton dëshmorët
26 vjet nga rënia e Heronjve të Kosovës, Abdullah Tahiri e Enver Topalli.
Ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare. Me bindje të thellë për lirinë dhe me guxim të jashtëzakonshëm, Abdullah Tahiri e Enver Topalli nuk u ndalën për asnjë çast në rrugën drejt çlirimit. Dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë.
Sakrifica e tyre do të mbetet shembull frymëzimi brez pas brezi.
Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit!
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!