Shtëpia e Gjyshes nga Brixhilda Dede
SHTËPIA E GJYSHES
( Të kujtosh është si të prekësh flladin që vjen nga një tjetër qiell e ta lësh të të përkëdhelë zemrën.)
Shtëpi e gjyshes lart mbi kodrinë.
Ku uji rrjedh burimit gurgulluar.
Breza të tërë lindur e ritur
shëndetshëm e fytyrzbardhëlluar.
Shtëpi e gjyshes me oborr të vogël,
por me kajsi e pemë behar.
Me një derë të madhe hapur përherë,
brenda e jashtë lyer nektar.
Shtëpi e gjyshes ka formën e zemrës,
si magnet të tërheq në brendësi.
Dritares ku folezë dallëndyshet ndërtonin,
sot vozisin pëllumba zyzinj.
Flutur krahëshkruar bën ritualin.
Na përkëdhel e largohet ngadalë.
Shtëpi e gjyshes,.
Ëmbëlsi adhuruese,.. si balsam.
Brixhilda Dede