Afrim Ajredini nderi i kombit dhe hero i heshtur
Afrim Ajredini – Ushtari i UÇK-së dhe humanisti i zemrës së madhe
Afrim Ajredini ishte një nga ata djem të thjeshtë që me shpirt të madh morën pushkën për liri. Si ushtar i UÇK-së ai qëndroi në rreshtat e parë të betejës, jo për famë, por për idealin e shenjtë të çlirimit të atdheut. Me guxim e besnikëri, ai u bë pjesë e historisë sonë të përgjakur, duke e shndërruar dhimbjen në forcë dhe dashurinë për vendin në sakrificë.
Por Afrimi nuk mbeti vetëm luftëtar. Edhe në ditët më të vështira ai tregoi shpirtin e humanistit – ndihmoi shokët e plagosur, strehoi e mbështeti familje të prekura nga lufta, i dha zemër fëmijëve dhe nënave që pritnin. Ai besonte se lufta e vërtetë fitohet kur zemra mbetet e pastër dhe dorëzgjatur për tjetrin në nevoje ai paslufte ka ndihmuar dhe ndihmon pafund shtresa ne nevoje e çlirimtar
Sot, emri i Afrim Ajredinit qëndron si kujtesë se liria nuk fitohet vetëm me pushkë, por edhe me shpirt, besë dhe dashuri për njerëzit.
Mirënjohje përjetë jetës dhe veprës së tij – ushtarit të UÇK-së dhe humanistit që e deshi popullin e vet pa kushte dhe vazhdon te jete i tillë dhe sot ai solidarizohet me çlirimtaret në Hagë Thaçin me shok dhe lufton per bashkim kombetar me mish e shpirt
Erald Selca