Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha Figura të lavdishme kombëtare

36vjet më parë në Prishtinë, në një betejë të pabarabartë kundër pushtuesve e veglave të tyre, ranë heroikisht dy udhëheqësit e Lëvizjes, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Jeta e tyre e shkurtër, por e bujshme, dhe vepra e tyre e madhe i dha frymë të re organizimit politik për pavarësi e bashkim kombëtar. Ata u bënë simbol i qëndresës, simbol i lirisë e simbol i bashkimit. Gjenerata të tëra në të ardhmen, që sublimojnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjetën frymëzimin më të mirë se si jetohet, si luftohet e si vdiset për atdhe.
Lavdi e përjetshme Rexhep Malës e Nuhi Berishës!

Leave a Reply