Elvira Zeneli -Përse të dua?

Elvira Zeneli

PËRSE TË DUA…?

U rri ditëve mes dhimbjes sime lakuriqe,
Zemra në kraharor fort filloi të rrihte,
Njëra dorë mbahet, tjetra errësirën kërkoi të griste,
Vetëm një rreze të hyjë tek unë…
Veç një rreze drite.

Përse të dua…?

E zemra zbrazëtirën kërkoi të mbushë,
Më dysh ta copëtoj ëmbël ndjenjën time,
Valë të bëhem në ëndrra,
Në detin plot shkumë,
Të arrij vlagën e buzëve të tua…
Mjaft me ëndërrime…