Prej kujt po frikësoheni me përmend Enver Hoxhen

Mua nuk me jetë hatri nga ata që janë kundërshtar të përbetuar të madhit Enver Hoxha sepse nga ta e pres , po shtroj pyetjen për shoqata të ndryshme duke përfshirë dhe shoqërinë Lëvizja megjithë respektin qysh është e mundur të mos përmendet gjeniu i kombit arkitekti i Shqipërisë moderne burrështetasi i rangut botëror Enver Hoxha i cili i pergatiti formoi ndihmoi ideoi te gjitha përpjekjet për liri çlirim dhe Bashkim Kombëtar

Çdo gjë edhe Levizja edhe rezistenca edhe UÇK -ja janë derivat i tij sepse ai e ka parapare se duhet luftuar okupatori , me armet hartat e tij kemi luftuar pakica atdhetare dhe nga kuadro tij jane trajnuar kokat e UÇK-së

Pse kjo frikë me përmend , unë vitin 2015 pata kërkuar një minutë heshtje dhe foton e kryeshqiptarit Enver Hoxha në takimet tona në Institut Albanologjik si simpatizant i dikurshem i LPK dhe luftetar i oreve të para me familje i krejt luftërave çlirimtare sepse modestia po kushton te ne ose mirret për dobesi …

Kryeshqiptari Enver Hoxha vëllau i Skënderbeut madh ka qenë burim frymezimi për pakicen atdhetare në trojet tona dhe mërgatën tonë .

Fal tij ekziston kombi ynë mbi faqe të dheut e në hartë .

Tash pas 90 tave shumë pseudoenveristë përqafuan programet e LDK Rugoves PD Berishes PDSH A.Xhaferit dhe hodhen balte mbi Enverin e nje gje e tille ndodhi dhe pas luftes sonë ku me perjashtim të baces Ali Ahmeti krejt partitë e ashtuquajtura atdhetare dhe kjo e sotme ne pushtet vv me rugovistet e Vjoses e luftojnë Enverin e madh .

Shumë burgosur politik shumë veprimtar e luftëtar nuk guxojnë Enverin me përmend prej kujt po tuteni mos prej të huajve ose po tuteni për interesa ngushta politike etj

Enver Hoxha duhet jetë kudo , pa Enver Hoxhen sot liri nuk do kishte as komb shqiptar në Ballkan nguliteni në tru këtë ….

Reflektoni

Erald Selca