Liri për Çlirimtaret opinion nga David Nue
Turp i përjetshëm për këdo që sot ka gojë të flasë keq për çlirimtarët tanë, në Hagë apo kudo qoftë.
Turp për ata që ecin të lirë mbi këtë tokë dhe guxojnë të harrojnë gjakun, plagët, dhimbjen dhe sakrificën që u derdh për këtë liri.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi Pjeter Shala Sali Mustafa nuk janë kriminelë – janë bij të këtij vendi që dolën përballë pushtimit kur të tjerët heshtnin.
Pa ta, pa UÇK-në, sot nuk do të kishte liri, flamur e as shtet.
Lufta Çlirimtare e Kosovës nuk njolloset nga gënjeshtra e as nga aktakuza politike.
Ajo është e shkruar me gjakun e dëshmorëve, me nder dhe me krenari kombëtare.
Kush sulmon çlirimtarët, sulmon vetë lirinë.
Historia do t’i gjykojë të gjithë — dhe e vërteta do të fitojë gjithmone

