Reagon Armend Mehaj ish minister mbrojtje

Gabimet nuk falen.

Por Baca Adem thoshte gjithmonë: “melaqet na ndihmojnë.”
Gabimi më i madh kombëtar elites vendimarrëse politike të Kosovës është që Bacën Adem Demaçin nuk e bënë as President e as Kryeparlamentar, kjo do ta bente vet Kosoven krenare dhe do i ipte kredibilitet nderkombëtar.
Personalisht me kan udhëhequr e me udheheqin ne rrugën time dy Burra të kombit , Dy Adema njeri i vijes politike e tjetri i asaj te luftës.

Ne kontestin e proceseve qe jemi dua te shpreh nje mendim ne lidhje me prezantimin ton nderkombëtar permes Ambasadave tona:
Te instruktohen Ambasadat qe te vendosin foton e Adem Jasharit prane tij Flamurin Kombetar krahas atij te Shtetit te Kosoves.
Te instruktohen qe te organizojn zyrtarisht pritje per Festen e 28 Nentorit (shenon Diten e Flamurit kombëtar dhe Pavarsin e Shtetit Shqiptar si dhe Diten e daljes publike te UÇKs) krahas Festes se Pavarsise se R Kosoves.

Historia nuk ndryshohet,
Te jemi krenar se kush jemi nga vime dhe nga do shkojme. Rruga jonë është drejt NATO-s dhe BE-së.
🇦🇱🇽🇰