Labinot Bislimi me një shkrim me vlera për Bajram Mulaj

Bajram Mulaj është kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nga mërgata shqiptare. Siç e kam marr obligimin institucional (kujto postimin tim) për të rekuilibruar pabarazinë në mes kandidatëve, kam menduar se kandidatët nga mërgata duhet të promovohen më shumë. Njëri prej tyre është edhe Bajrami. Bajrami vjen nga një familje atdhetare shqiptare nga Isniqi i Deçanit, një trevë e njohur historikisht si vatër e rezistencës për liri dhe pavarësi.Bajram Mulaj është aktivist i dalluar i çështjes kombëtare që nga viti 1981, duke kontribuar në procese të rëndësishme kombëtare, përfshirë pajtimin e gjaqeve në vitet ’90 dhe më pas në luftën e lavdishme të UÇK-së. Pas çlirimit të Kosovës, ai vazhdoi jetën dhe veprimtarinë në mërgim, në Zvicër, pa u shkëputur asnjëherë nga angazhimi për interesat kombëtare.Në mërgatë, ai ka shërbyer aktivisht në kuadër të AAK-së dhe është emëruar nga Kryeministri Ramush Haradinaj si këshilltar për mërgatën. Sot, Bajram Mulaj i ofrohet sërish qytetarëve për të shërbyer, me synimin që të jetë zëri i fuqishëm i mërgatës shqiptare në institucionet e Kosovës.