Nga Elmije Ajazi: Jeta jep mësime
Jeta jep mësime
Jeta jep mësime të fshehta,
në heshtje, pa zhurmë, pa lavdi.
Herë të ngre si një ëndërr e lehtë,
herë të rrëzon për të parë sa qëndron ti.
Ka ditë që të lë pa fjalë,
kur e vërteta dhemb më shumë se gënjeshtra.
Ka net që ndërgjegjja s’të lë gjumë,
jo nga të tjerët, por nga fjalët që nuk the dot me zemër.
Nuk matet njeriu me fjalë,
as me fytyrën që tregon në dritë.
Por me heshtjen që duron,
me të vërtetat që s’i thotë për t’u dukur i drejtë.
Kush ka vepra të pastra,
edhe errësira s’i bën dëm.
Ai që s’kthen të keqen me të keqe,
bën paqe me veten , dhe me gjithçka që vjen.
Sprovat nuk janë mallkim,
janë përzgjedhje për të fortët në shpirt.
Zoti u jep barrë atyre që mund ta mbajnë,
dhe dritë atyre që ecin pa u kthyer mbrapsht.
Mëso të falësh kur s’ke arsye,
të heshtësh kur të lëndojnë,
të ecësh kur të tjerët ndalojnë ,
sepse mësimet më të mëdha
vijnë kur nuk pret më asgjë.
Regensburg, më 17 qershor 2025