Opinion nga Juristi dhe patrioti z.Armond Zhubi

🇦🇱 Një komb, shumë besime – një zemër 🫶

Kur është fjala për dinjitetin dhe vlerat e kombit nuk ka fe, nuk ka parti, nuk ka ndarje.
Shqiptarët gjithmonë kanë ditur të rrinë krah për krah në ditët më të vështira.

Do të ishte nder i madh sot në protestë t’i shohim bashkë:
✝️ Imzot Dedë Gjergji
☪️ Kryeimamin Naim Tërrnava
🕊️ Baba Qazim Bakalli

Jo vetëm si udhëheqës shpirtërorë, por si bij të së njëjtës tokë, të njëjtit flamur.

Ne nuk lëkundemi kur është deti i trazuar. ⚓️

Historia na e ka treguar rrugën: Siç tha Mulla Idris Gjilani, kur e pyetën nga cila anë është mbarë me varros dëshmorët:
“-Nga është Shqipnia, andej është mbarë!”

📅 Të enjten, 🕔 ora 17:00,📍Sheshi “Gjergj Kastrioti – Skënderbej”, 🏙️Prishtinë.

Të jemi aty të gjithë, pa dallim moshe, shtrese, gjinie, feje krahine, besimi apo ideje. Jo për veten.
Për Atdheun, dinjitetin dhe të vërtetën.

Tani është koha për të qëndruar, si spiranca në stuhitë më të mëdha. ⚓️ Nuk lëkundemi!