Rijad Berisha emër me vlera në letërsi

Rijad BERISHA – poet dhe studiues i letërsisë shqipe

Rijad Berisha ka lindur më 7 gusht 2006 në Pejë. Është një nga zërat më të rinj në poezinë shqipe, i cili përveç krijimtarisë poetike është edhe studiues i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku mban pozitën e kryetarit të Departamentit të Letërsisë Shqipe. Paralelisht, ushtron edhe funksionin e kryeredaktorit të revistës letrare “EPISTOLAR”, meqë është njëri ndër themeluesit e saj, ku kontribuon në formësimin e një hapësire të re kritike dhe krijuese për letërsinë bashkëkohore shqiptare dhe më tutje. 

Rijad Berisha ka botuar disa vepra poetike, të cilat, megjithëse të shkruara në një moshë shumë të re, shfaqin një maturi dhe thellësi të rrallë letrare. Ndër to janë: 
•   “Rrëfimi i mendjes” 
•   “Katrahurë çastesh” 
•   “Aortë jete” 
•   “Piedestale stinësh” 
•   “Shakullinë kumtesh” 

Poezia e tij, edhe pse e lindur nga një autor i ri në moshë, bart seriozitet estetik dhe konceptual, duke treguar se zëri i tij është tashmë i dallueshëm në korpusin e letërsisë së re shqipe. Nga kritikët letrarë si: Prend BUZHALA, Rrustem GËRGURI, Zekerija IDRIZI, konsiderohet si autor i vlerës që letërsisë i ka dhënë fjalë të reja (neologjizma të kontekstit të brendshëm gjuhësor). Nga vështrimet kritike është konsideruar si poet shpesh hermeneutik, dhe i ngjeshur, po ashtu edhe i drejtpërdrejtë në qëllim e mesazh. Pra, prek thuaja secilin stil poetik, duke rrezikuar për të nxjerrë diçka të vlefshme. Meqë edhe vetë thotë se: ,,Letërsia kërkon rrezik të fjalës së shkruar. Dhe, s’i dihet, ndoshta del një forcë e re, një stil unik letrar, një obsesion i përjetshëm bartës.” 

Rijad Berisha është pjesë e brezit të ri krijues, por roli i tij nuk mbetet vetëm në shkrimin e poezisë. Si studiues, dhe redaktor, ai ndërthur tri fusha që e bëjnë të veçantë:
Në krijimtari, sjell poezi të brendshme, meditative dhe të pasur me figuracion simbolik.
Në akademi, si studiues i letërsisë, kontribuon në zhvillimin e mendimit teorik dhe kritik për letërsinë shqipe.
Në publicistikë dhe kritikë letrare, përmes revistës “Epistolar”, krijon një hapësirë për debatin letrar, duke ndihmuar në afirmimin e autorëve të rinj dhe në komunikimin ndërmjet letërsisë dhe lexuesit.

Rijad Berisha përfaqëson një zë të ri dhe premtues në letërsinë shqipe, ku poezia, kritika dhe studimi shkencor i japin ngjyrim dhe ndërtim premtues. 
Ka marrë pjesë në organizime letrare-ndërkombëtare, dhe është nderuar me mirënjohje e çmime prestigjioze, ndër to: Vendi i Parë në poezi, Çmimi ,,BULËZAT” i Azem shkrelit, e shumë dekorata të tjera. 
 Si përfundim, Rijad BERISHA konsiderohet si studiues i rreptë, shpesh, duke i kritikuar edhe profesorët e tij universitarë dhe kolegët e tij studiues.