Nga shkrimtarja Elvira Zeneli
Elvira Zeneli
Buzëdallga që më mori me vete
A të kujtohet lumi im.
Aty ku më rrëmbeje me ëndje
Lehtas në qetësinë e valës,
Më puthje lëkurën tërë afsh,
Me atë buzëdallgën tënde të kristaltë,
E përsëri më kërkoje ëmbëlsisht
Në thellësinë e freskët mes valësh.
T’më mbaje pezull mbi vete,
E dielli t’më puthte trupin pambarim..

