Nga zonjusha Dalinë Arifi
Unë, deti dhe ai
Ai shikonte detin- unë sytë e tij.
Kaq afër, aq larg më dukej.
Nga ajo dallgë emocionesh
që më kishte përplasur.
Nuk flisja dot,
nuk ia thoja dot.
Veç e shikoja,
e shikoja me dashni.
Ai sikur nuk e donte detin,
se ishte mësuar me malet, me bjeshkët.
Çun bjeshke.
Ai preferonte bjeshkët, unë doja detin.
Veç e vështronte,
frymonte thellë, thellë,
sikur diçka brenda i fliste,
se kuptoja.
Kuptoja veç zemrën time
që rrihte fort pranë tij.
Dëgjoja melodinë më të bukur:
tik-tak, tik-tak.
Ah, kjo dashuri
tashmë kishte marrë jetë brenda meje.
Po tek ai,
çka po ndodhte me zemrën e tij?
Po me sytë —
sytë e shkrumbët,
pse kaq ëmbël vështronin?
Asnjë fjalë s’e thoshte,
i heshtur qëndronte.
Unë, ai dhe deti,
veç dallgët prishnin
qetësinë e mbretëruar aty.
Ah, dallga brenda meje
rrëmbente gjithçka kalimthi.
E vështroj dhe nuk ngihem duke e parë,
ajo bukuri
që tash e sa kohë
më kishte rrëmbyer.
Ai heshtte,
sikur ishte mësuar
me të dielat në bjeshkë.
Çunë bjeshke, mendoja unë.
Nata ra,
krejt papritur u prish qetësia.
Muzg i bukur pranë detit,
tek dëgjoja një zë të fliste:
“E di çfarë?
Në malet që unë vizitoj,
çdo lule me emrin tënd e pagëzoj,
‘Daline’,” tha.
Mbeta e habitur,
një nur i ëmbël
fytyrën ma përshkroi,
një buzëqeshje e fshehtë,
dhe një gëzim nga brenda
zgjoi ndjenja.
Ai tashmë më donte.
E unë isha zhytur
thellë, thellë
në detin e asaj dashurie.
Dalinë🖤

