Vështrime nga Adem Demaçi Legjendar

Adem Demaçi : “ E kush i mbron interesat tona”; nga libërthi ” LIRIA DHE JOLIRIA” – 2002
“… Rreth Kosovës janë shtetet fqinje, me interesa të fokusuar mbi Kosovën. Prapa fqinjëve tanë qëndrojnë shtete që kanë fokusuar interesat e veta mbi Kosovën nën dritën e interesave të tyre mbi rajonin e Ballkanit. Pas tyre janë shtetet që shikojnë interesat e tyre në kontinent dhe Kosovën si një “pikë” të destabilizuar. Dhe në fund janë pesë Fuqitë e Mëdha, me të drejtë vetoje në OKB, të cilat gjithashtu vëzhgojnë me kujdes, se mos zhvillimet në Kosovë mund të rrezikojnë interesat e tyre globale. Pra kahdo që të shikojmë, interesa, interesa. Të gjithë shtyjnë interesat e veta, të gjithë përkrahin interesat e veta, të gjithë pa përjashtim – shikojnë e mbrojnë interesat e veta. E kush i mbron interesat tona? Bashkësia ndërkombëtare? Po a thamë se Bashkësia edhe vetë është një sintezë interesash heterogjenë. Po si t’i mbrojnë ata interesat tona, kur në rend të parë çdokush prej tyre shtyhet që t’i mbrojë interesat e veta. E ne si do kalamaj, presim e presim që dikush tjetër të përpiqet për interesat tona. Ne i qesim do firma në disa dokumente që na i hartojnë miqtë tanë dhe u themi atyre me nonshallancë: ” Ja nënshkrimi ynë zotërinj të nderuar, dhe ju tash punoni për Kosovën, kurse ne kosovarët do të punojmë së pari secili për veten e vet, pastaj për familjet tona e më në fund për Kosovën! Dhe miqtë tanë ndërkombëtarë thonë “pekej” zotërinj kosovarë dhe i hyjnë punës. Së pari punojnë për veten e vet, për familjet e veta, për shtetet e veta dhe krejt në fund diçka edhe për Kosovën!… “

Leave a Reply