Nga Elvira Zeneli Opinion
Elvira Zeneli
KOSOVA, ËNDRRA IME
Ajo ishte ëndrra jonë e madhe. Një ēndērr që zgjati njē shekull. Njē shekull ëndērr dhe njē shekull pritje, qēkur e ndanē nga e ëma. Se edhe ajo ishte Shqipëri. Madje i kishte dhēnë Shqipērisë. Dikush e pati quajtur ” djep tē shqiptarisë”. Por si me sopatē e ndanë. Dhe ndarja e saj kullonte gjak. Njē lumē i madh gjaku qē s’u ndal kurrē, qē lēngonte me njēmijē plagē nē trup, por që s’jepej, nuk përulej, pērkundrazi: rebelohej ishte kryengritēse, se mëtonte lirinē. Lirinē e bukur e të bardhē, si në ëndrrën e madhe shekullore që dukej si vegim si nuse e stolisur.
Ëndrra nuk u këput asnjëherë. Asaj i shtoheshin ngjyrat dhe dëshirat. Pastaj erdhi ora e madhe, ora e kushtrimit, ora e lirisë.
Nisën pushkët e para. UÇK- ja ishte nē vijēn e parë të frontit. Tashmē “nusja e bukur” do të vinte. Po vinte nga malet. Mbase do të paguhej edhe çmimi. Por ishte çmim lirie. E për Kosovën paguhej çfarëdo çmimi pa ngurrim. Nēpër istikame, nëpër llogore deri nē fitore. Dhe ashtu ndodhi.
Çmimi i madh u pagua. Ranē dëshmorē, ranē heronj, ranē martirë, por edhe liria erdhi. E bardhē si ajo vetë. Çuditërisht
s’e lanë t’i bashkohet nënës Shqipëri. Pati një kompromis. tē mëdhenjtē thanē: le të bëhet e pavarur sepse është meritore me këtë fitore.
Tani tetēmbëdhjetë vjet ajo është e pavarur, ështē shtet dhe e gēzon kētē emër, këtē emër tē madh e tē bukur, këtë emër lirie siç e deshën brezat. Ndaj edhe sot ajo ecën me vrull, hapëron guximshēm, denjēsisht, trimërisht, pēr mē shumē dije, pēr mē shumē progres, për mē shumē arritje kundrejt simotrave tē saj tē Gadishullit Ilirik. E ne i gëzohemi arritjeve të saj. Një gëzim i ēmbël, njē gëzim lumturie nē përvjetorin e tetēmbëdhjetē ajo shēnon rritje, shënon ngritje, për bukurinē e saj, për tē mirën e saj, sepse ajo mjaft ka vuajtur, ndaj meriton dritë, meriton gëzim, meriton jetē. Pse jo?
Me tetēmbēdhjetė vjet ajo ka kapërcyer moshēn miturake, ndaj ajo tani ështē zonjë vetë pēr ardhmërinē e saj, për pavarēsinē e saj, pēr lirinë dhe rritjen e saj.
Gëzuar Kosovë, ëndrra ime e bukur!

