Opinion nga i madhi Bardhyl Mahmuti

Në përmbyllje të 45-vjetorit të PRANVERËS SË MADHE ’81!

Në këtë foto shihen shumë studentë që u ballafaquan me forcat e aparateve represive jugosllave në Kosovë. E bëmë vullnetarisht dhe me bindje të plotë se çdonjëri prej nesh e kishte për obligim të luftonte për të drejtat kombëtare!

Në përmbyllje të 40 vjetorit të PRANVERËS SË MADHE ’81 shpreh një respekt të thellë për ata dhjetëra mijëra protestues që nuk shihen në foto, por që anekënd viseve shqiptare tronditën themelet e burgut të popujve që mbante emrin “Jugosllavi e Titos”!

Mbes me shpresë që shqiptare të çrrënjosin logjikën e gardianëve të “pavijoneve” të atij burg famëkeq, logjikë që fatkeqësisht ende është e pranishme në mesin tonë.