Nga çlirimtari Genc Sefa

PESHORJA E SHPIRTIT

Dikush ka botën, dikush shpirtin,
dikush e shet shpirtin për emër e skenë,
dikush mban plagë që s’i rrëfen dot,
dikush qesh para teje e të mallkon kot.

Dikush përkulet para interesit të vet,
dikush jeton veç me nder e karakter,
dikush të rri pranë në ditë me stuhi,
dikush të harron sapo i humb dobia ty.

Dikush ka zemër, po s’di ta tregojë,
dikush ka fjalë, po bosh i lëshon në erë,
dikush digjet natën për pak njerëzi,
dikush fle i qetë mbi plagën e tjetrit pa mëshirë.

Dikush përmallet për pragun e vjetër,
për zërin e nënës, për sofrën e shkretë,
dikush s’ka mall as për gjakun e vet,
e endet si hije pa rrënjë në det.

Dikush të do e shpinën s’ta kthen,
edhe kur bota kundër të vjen,
dikush të shet për pak lavdi,
për një duartrokitje a një post pa rëndësi.

Kështu ecën kjo botë e trazuar,
me njerëz të humbur e zemra të vrara,
por në fund mbetet veç një e vërtetë:
njeriu peshohet nga shpirti — jo nga ç’ka në jetë.


Autor: Genc Sefa – Lushnja
Ish ushtarak, Luftëtar i lirisë

Idrizovë, Shkup 31 maj 2026 🇦🇱