Për heronjët shkruan Çlirimtari Genc Sefa -Lushnja
KUSHTRIM I TRI LUFTËRAVE
(Për Tahir Sinanin dhe Dëshmorët e Kukulit)
Nëpër flakë e nëpër tym,
Nis kjo këngë me kushtrim.
Për një trim që shkroi histori,
Gjeneral në tri ushtri!
Nga Pashtriku në Luginë,
Në Korab tundi kufinë.
Arti i luftës, strategjia,
Ku godet e shtohet zjarri,
Ku komandon Tahir Shqipnia,
Përkulet në gjunjë edhe Cari.
Gjëmon pushka, hapet plani,
Nëpër harta vlon Ballkani.
Rreshtohet trupa, pritë e sulm,
Mbi armikun bëjnë kërdi,
Nga lartësitë në çdo kulm,
Me taktikë e trimëri.
Mbi Gostivar, atje në Kukul,
Rrufeja ra, moti u vrenjt,
Por asnjë trim s’u përkul,
Kur ranë pesë dëshmorë të shenjtë!
Në përballje për lirinë,
Ra Tahiri me ushtrinë.
Naser Ademin, trim me fjalë,
Isa Fazliun, djalë pas djalë.
Hyrë Emini, vashë e rreptë,
Brahim Ademi, pushkë e shpejtë.
Ranë si burrat në llogore,
Me armë në dorë, me lavdi madhore.
Nuk ka lot që lan këtë gjak,
Sot Landovica mban merak.
Gjenerali fle në varr,
Por mbi male la një zjarr.
UÇK-ja sot marshon,
Emrin e tyre e lartëson.
Arti i luftës s’vdes kurrë,
U bë gjak e u bë flamur!
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve 🇦🇱
Autor: Genc Sefa – Lushnja
28 korrik 2026

