Me 9 Maj një komb të dal në protestë për dalëzotesit e atdheut

Popull zgjohu nga gjumi , dil me 9 Maj në Protestë për Trimat e Kumanoves

Obligimi i çdo shqiptari të vërtet është angazhimi për çlirimin e trojeve tona nën robërinë serbomalazeze , maqedone dhe greke andaj shtetet tona shoqëria jonë nuk duhet ti harroj luftëtaret çlirimtar që luftuan në shumë luftëra të mëhershme dhe në Kumanovë me 9 Maj 2015 ku armiku pësoi humbje të mëdha dhe nga radhet tona na ranë shumë djemë kreshnikë dëshmor dhe dhjetra të tjerë janë pengje politike .

Ajo luftë ishte me karakter kombëtar , prandaj me datë 9 Maj në Pejë në Ferizaj , Gjilan kudo në trojet arbërore dhe në Europë të dalim në menyrë dinjitoze në protestë për dalëzotesit e mëmëdheut që ja nderuan armët Shqipërisë .

Fjalët e tepërta janë fukarallik të jemi aktiv të angazhohemi për lirin e djemëve tanë t’i bëhet trysni autoriteteve sllave të huaja për transparencë e ekspertizë ndërkombëtare .

Patriotizmin ta dëshmojmë me vepra me qytetari dhe integritet duke kërkuar liri për çlirimtaret tanë dhe ata janë djem nënash kanë familje një jetë por e sakrifikuan për kombin shqiptar me terë qënien e tyre .

Dilni në Protesta me 9 Maj ju lutem të protestojm shqiptarisht dhe si europian nga më të vjetrit në kontinentin plak .

Erald Selca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *