Bashkësia Islame në Besianë ndihmon materialisht atdheun pas Tërmetit

Imamët e Podujevës mbledhin 15 mijë Euro ndihmë për Shqipërinë

Në iniciativën e përbashkët të të gjitha xhamive të Kosovës, sot edhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, respektivisht imamët me xhematin e tyre, në gjitha xhamitë e Podujevës kanë mbledhur shumën në vlerë prej 15 mijë Euro.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, respektivisht kryetari Osman Kurtolli falënderon mbarë qytetarët llapjanë për mbështetjen si dhe imamët për organizimin në terrenet e tyre.
Ky fond do të dorëzohet në kontot e hapura nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës që ka për destinim mbështetjen vëllezërve e motrave tona në disa qytete të goditura nga tërmeti në Shqipëri.
( KBI-PODUJEVË)

Ju lumtë , duhet veçuar puna e palodhur e kolosit Bekim Jashari dhe të riut zgjuar patriot Kujtim Hyseni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *