Rrugë e Humbur -Poezi nga Ymrije Beqiri

Rrugë e humbur

Bredhja rrugës së vjetër
Shiqoja një nënë si e humbur
Nuk e di aq shumë më mërziti
Pikonte loti nga shpirti

Si ta shoh një nënë në pritje
Diku në rrugë thotë po pres djalin
Nuk e din nga cila rrugë i vjen
Ka humb rrugën nëna e shkretë

E mjera nënë deri kur pret në derë
Rrugën kot nuk e ka harru djali
Në amshim paska ik nga dora zezë
Qofshin mallkur si nuk patën frikë

Nëna e mjerë vajton në derë
Nëna pajën e nusnisë e ka përgatit
Djalit nusen me ja sjellë në shtëpi
Pajën e mbuloi pluhuri i çatisë

Vajza u martu me tjetër djal
Djali në dhe po tretet shtëpija bosh
Në çati të vjetër pa dritë të llambës
Nëna loton e pret në dritë të hënës

Ymrije Beqiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *