Kamberi në Gllasgou

♦️ Kamberi dhe Gerard, lavde për njëri-tjetrin pas nënshkrimit

Duke folur për “RangersTV”, pas kalimit te klubi i njohur skocez, Florian kamberi u shpreh: “Jam shumë i ngazëllyer. Që kur erdha në Skoci ka qenë një ëndërr për mua, që të transferohem te Rangers. Kjo ka ndodhur sot, kështu që jam shumë, shumë i lumtur. Për mua, në “Ibrox” është atmosfera më e mirë, në të cilën kam luajtur ndonjëherë. Ndeshja ime e dytë për Hibernian ishte kundër Rangers në “Ibrox” dhe pas lojës i thashë agjentit tim: vepro menjëherë, ëndrra ime është të luaj në këtë stadium, para këtyre tifozëve, që janë më të mirët në botë. Mbështetja e tyre është e jashtëzakonshme”.

Trajneri Steven Gerrard komentoi: “Ne jemi të lumtur që kemi siguruar marrëveshjen me Florianin. E mirëpresim te Rangers. E kemi studiuar për ca kohë dhe e dimë se çfarë mund t’i sjellë grupit. Ai është një sulmues i kompletuar dhe golashënues. Besojmë se do të jetë në gjendje të kontribuojë në mënyrë pozitive në atë që ne duam të arrijmë këtë sezon”.

Telesport

Leave a Reply