Esat Imeri -Kujton Bashkëluftëtarët e UÇK-së dëshmor

Me 28 mars 1999 nga Vlahëna u nisëm për ne Zhergë të Tropojës!
Afër orës 19 ne afërsi te fshatit zbritem,u rreshtuam dhe filluam rrugën për fshatrat e Rekës të keqe!( Shishmon i Bokës)!
Kaluam fshatin në heshtje,pa zhurmë,kur morrëm maleve tatpjetë u ndalëm me pushue,,kishim ecur mbi 2 orë,,lodhja ishte shumë e madhe,,pesha qe kishim mbi supe e bënte rrugëtimin të vështirë!( mbi 35 kg municion dhe armë.,ne atë kohë isha veq 78kg)
Në afërsi te fshatit Shishmon të Bokës ( sakesisht në Qerret,por këtë fshat e ka zhdukë krykrimineli Tito) në orën 02 e 10 minuta u përballëm në pritën e armikut!
Aty ranë 14 BashkëLufëtar, tani do them disa fjalë për secilin!!
Jashar Jashari,,pë herë të par e takova në një tubim me bashkadhetar në Basel,,,kur u përshendeta i thash: mirë u pafshim në Istikame,,buzëqeshi lët,,shumë here bënte shaka duke më thën …ma mirë dotë jetoje në Zvicër se në lufte dhe fillonim të gjithë të qeshnim!!
Mehdi Zabeli..një burr zakoni,,fjalë pak,,ditën e parë në Tiranë vllau i Mehdisë në bazë të UÇK mu drejtue në emer,,më kishtë mbajtur në mendje,kur luanim futboll,,!
Naim Lata,,një luftarë qysh në kohën e ilegalës të UÇKsë,,aty kah viti 1996,kur e shikoje të lente përshtypjen e nje artisti,,një bisedë në oborrin e kazermës të Vlahnës,,Gjatë njohjes flisnim edhe për shkollë,,aty tregonte se si një herë një ” mësues ” fliste për barazinë dhe vllaznim bashkimin jugosllav,,Naimi kishte kthye kokën nga dritarja dhe kishte thën Vllëzerit e mij janë pas atyre Maleve!( mesusi ishte tërbue fare) Naimi thoshte: Instutocionalizimi i një populli të pushtiar është Utopi!!
Armend Qymyri djal i lindur dhe rritur në Gjakovë i edukuar brez pas brezit që liria fitohet me gjak,,akoma ne tingllon ne vesh kënget e tij nga Vlahna në Zhergë,bashk me Ibrahim Asllanin dhe Hoxhen!
Florim Sejdia krah i djathët i Naimit,,nje sy shqiponje,,që nuk dinte qka është frika,,,!
Besim Rama…isha në roje ( Natën sepse ditën .nuk me ka pelqye te bej kurr roje)dhe sollen bashk me Kadri Berishen nje pizgaver me armatim..gjersa isha në roje u ndihmoja të zbrazin armatimin dhe më premtuan që do më marrin në batalionin e tyre!
Kadri Berisha një luftar që nga 1997 ishte lodhur nën okupim,,njeriu për ta merituar emerin njeri duhet të jetoj i lirë dhe liria fitohet vetëm me gjak!
Bujar Shala një student shbullor por qe pas 24 marsit 1998 thoshte që nuk ka kuptim univerziteti gjërsa jemi të pushtuar dhe ju bashkangjittè UÇK
Bujar Syla edhe ky ishte duke studiue në Tiranë,,por nuk munde të rrinte indiferent ndaj luftës,thoshtë kryvepra e një njeriut është lufta për Liri!
Nuhi Elezi një djal i ri…është nënqmim të punoj në furrë gjërsa vllëzërit dhë motrat luftojnë,
Jahja Danuza…një burr që nuk donte jetën e Europës,,por u kthye ta bënte historinë,,,të jetonte në liri,,!
Xhemajl Avdullahu djal Kosove që jeta kishte kuptim vetëm nëse jetojmë të lirë dhe liria fitohet veq me gryke hollë!
Ibrahim Asllani qdo herë vetëm të buzqesbur e kam.parë..gjersa ishim në kamion rrugës pë në Zhergë kurr nuke ndali këngen!
Mon Maqi shumë herë e shkeli kufirin,,u maltretue nga forcat armike,ishte betuar qe nje ditë do ta shkelte dhe do ti shportë armiqët nga aty…se këtu i thon Shqipni!!
Lavdi për jetë e mot këtyre 14 bashklufëtareve të rën!!

Leave a Reply