Opinion nga Rija Hashani

Ju faliminderit minister kete shum ua kthej juve personalisht ne shenje falenderimi per ate qe po beni per ne.
Sepse jeta ime nuk vlene 300 €.
Sepse Prinderit e mi dhe familja ime nuk me blen per 300€.
E as nuk me shkolluan me 300€.
Sepse un nuk punoj 30 minuta per 300€ .
Sepse ndoshta 30 dite apo 300 dite
nuk do e shof familjen time.
Sepse ndoshta ne qdo 30 minuta nuk do mundem te pi as uje duke ju sherbyer pacientave.
Sepse 300€ kushton nje darke pune e juaja e jona ndonje here 0.30 (1 buke) + (1 pashtet) =3€.
Sepse betimin e dhene per pune humane nuk e shes per 300€.
Sepse nuk kam nevoj te me quani heronje as per 3 here e le 300 here.
Ju lutem na lini te qete ne punen tone humen.
Sepse kam nje lutje me sjelle
300 maska
300 dorza
300 vjeshe pune rreziksheri per 30 dite.
Do ju them 300 here faliminderit.

Leave a Reply